
Platforma “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me një letër, përmes së cilës ka kërkuar veprime urgjente lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale në Hagë.
Për këtë iniciativë ka folur Ismail Tasholli nga kjo platformë ku ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së letrës dhe institucioneve të cilave u është adresuar ajo.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tasholli bëri të ditur se letra u është dërguar 720 deputetëve të Parlamentit Evropian, si dhe komisioneve përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë.
“E kemi bo një letër nga ‘Liria ka emër’, e kemi dërgu te 720 deputetët e Parlamentit Evropian dhe Komisioneve Përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë. Në atë letër e kemi rikujtu rrjedhën e krejt sagës së drejtësisë të atyre që gjenden në Hagë dhe jo vetëm… I kemi bo edhe shpjegimet e besimit tonë në vlerat universale duke u mbështetur edhe në premisat e Bashkimit Evropian dhe kulturës evropiane perëndimore…”– tha mes tjerash ai, derisa theksoi se është një letër e gjatë.
Gjatë intervistës u diskutua edhe për kërkesat konkrete që “Liria ka emër” ua ka adresuar institucioneve evropiane.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e bashkëngjitur: