
Dokumentit që do të mbahet fshehtë, qëllimi ju tha hapur.
Puna për Strategjinë Shtetërore për procesin ku po gjykohen katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë tashmë ka nisur nga grupi që synimin thonë se e kanë të qartë.
Se qysh e çka do veprohet, u tha se do të mbetet konfidenciale, gjersa krejt çka vlerësohet e nevojshme do të shndërrohet në një dokument rreth të cilit punë e gjatë do të bëhet të shtunën.
Veçse më herët se kjo, katërshes që u dënua në shkallë të parë, ju shkoi një lajm i mirë.
Ata hajrin mund t’ia shohin edhe ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilin Partia Demokratike, thotë se, pavarësisht që kërkoi ndryshime në të, nuk e tërhoqi.
Pas këtyre ndërhyrjeve të kërkuara, PDK-ja pret që brenda afatit ligjor ky ligj të marrë sërish mbështetje.