Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

Written by

in

Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike.

Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë për buxhetin 2025, i cili përfshin opinionin e auditimit, gjetjet kryesore dhe rekomandimet, ndërsa shtylla e dytë përfshin rezultatet e auditimeve individuale të institucioneve publike.

“Së pari, është evidentuar, klasifikimi adekuat i shpenzimeve në vlerë prej 77,4 milionë euro, prej kësaj 58,5 milionë euro lidhen me pagesat e realizuara në bazë të vendimeve gjyqësore nga kategori jo adekuate buxhetore, kryesisht për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata kolektive në nivel komunal… Pjesa tjetër përfshin buxhetimin jo adekuat në vlerë 4,5 milionë eurove dhe keq-klasifikimet e shkaktuara nga vetë organizatat buxhetore në vlerë prej 14,4 milionë eurove. Së dyti, është evidentuar mbivlerësimi i pasurive në vlerë prej 33,5 milionë eurove, së treti janë identifikuar mangësi në raportimin e zërave të tjerë financiarë, përfshirë nënvlerësimin e llogarive të arkëtuara në vlerë prej 4,4 milionë eurove, mbivlerësimin e detyrimeve të papaguara në vlerë prej 2,8 milionë euro dhe mbivlerësimin e detyrimeve dhe kontingjenteve në vlerë afro 30 milionë euro”, tha Spanca, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Spanca tha se në raporti ofron një pasqyrë të rëndësishme të realizimit të buxhetit dhe gjendjes së financave publike gjatë vitit 2025.

Ajo tha se të hyrat buxhetore kanë arritur mbi tre miliardë e 512 milionë eurosh krahasuar me 2024, ato janë rritur për rreth 9 për qind, ndërkohë shpenzimet buxhetore po ashtu janë rritur për 9 për qind krahasuar nga buxheti final, prej 3 miliardë e 848 milionë euro janë realizuar 91 për qind.

Sa i përket deficitit buxhetor, auditorja Spanca tha se kufiri i përcaktuar me ligj është respektuar dhe deficiti i planifikuar ishte 224 milionë euro ose rreth 2 për qind e Bruto Produktit Vendor, ndërsa deficiti sipas realizimit përfundimtar të buxhetit ishte rreth 7,8 milionë euro ose 0,07 për qind të Bruto Produktit Vendor.

“Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro duke shënuar rritje prej 80,4 milionë euro apo 4,6 për qind krahasuar me vitin paraprak (2024). Në raport për BPV, borxhi shtetëror ishte 16,5 për qind – pra brenda kufirit ligjor prej 40 për qind”, tha Spanca.