Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls”, më 14 nëntor do të paraqiten provat

Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls", më 14 nëntor do të paraqiten provat

Written by

in

Me deklaratën e gjyqtares Lenka Davitkova lidhur me propozimet e një pjese të mbrojtjes në procedurën e provave, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.

Sipas propozimit të prokurorisë, të pandehurit nuk e kanë kryer detyrën zyrtare dhe nuk kanë realizuar kontroll të plotë dhe të hollësishëm lidhur me dhënien e pëlqimit pozitiv për lëshimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike për diskotekën “Puls” në Koçan.

Dëshmitarët e pranuar nga ana e Gjykatës duhet të thirren për të dëshmuar më 17 nëntor. Më 14 nëntor është paralajmëruar paraqitja e provave materiale nga ana e mbrojtjes.

Në zjarrin në diskotekën “Puls”, gjatë performancës së grupit DNK, që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit 2025, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në institucione shëndetësore në mbarë vendin dhe jashtë tij. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit.