Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

Written by

in

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku nuk po arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke vënë në pikëpyetje edhe statusin e tij si titullar.

Braziliani pati një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në Ligën e Kampionëve ndaj AEK Athens, duke përfituar nga mungesa për shkak të pezullimit në La Liga, por sërish nuk arriti të lërë përshtypje pozitive.

Ndërkohë, Diomande ka shfrytëzuar rastet e tij dhe ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër, duke ia vështirësuar situatën anësorit brazilian.

Jose Mourinho përballë dilemës së madhe: Rikthimi i Vinicius Jr mund ta ‘prishë’ sulmin e çmendur telegrafi.com

Sipas raportimeve, Jose Mourinho ka ende dilema për kombinimin më të mirë në sulm, pasi beson se aktivizimi i Viniciusit dhe Kylian Mbappes së bashku mund të krijojë probleme në dinamikën e ekipit.

Edhe gazetari Miguel Angel Toribio, në Radio Marca, ishte kritik ndaj brazilianit pas fitores së Real Madridit në Athinë, duke e cilësuar atë si anën negative të ndeshjes.

“Ana negative ishte përsëri Vinicius”, deklaroi gazetari, i cili në anën tjetër vlerësoi paraqitjen e Jude Bellinghamit dhe unitetin e treguar nga skuadra.

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit? telegrafi.com

Tashmë, Vinicius duhet të përmirësojë paraqitjet e tij nëse dëshiron të ruajë vendin në formacionin titullar të Mourinhos. /Telegrafi/