Anjeza Gubetini shpërthen në lot dhe të bërtitura ndaj Nichit: Mos më prek në familje

Anjeza Gubetini shpërthen në lot dhe të bërtitura ndaj Nichit: Mos më prek në familje

Written by

in

Situatat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 po bëhen gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa debatet dhe përplasjet verbale nuk kanë munguar që prej ditëve të para të këtij edicioni.

Së fundmi, në një moment të tensionuar është përfshirë Anjeza Gubetini, e cila ka shpërthyer në të bërtitura ndaj reperit Nichi, duke mos arritur t’i mbajë emocionet.

Banorja është parë dukshëm e revoltuar dhe në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të larta, duke i kërkuar që të mos e përfshijë familjen e saj në debatet brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mos më prek në familje, idiot i poshtër, i poshtër deri te Zoti”, dëgjohet t’i thotë Anjeza, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj fjalëve të Nichit.

Reagimi i saj ka qenë mjaft i ashpër, ndërsa situata ka marrë përmasa më të mëdha për shkak të emocioneve të shfaqura nga banorja.

Foto: Instagram

Përplasja është një tjetër dëshmi e atmosferës së tensionuar që po mbizotëron në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku raportet mes banorëve duket se po vihen në provë që në fillim të rrugëtimit të tyre.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e këtij edicioni, debatet e forta dhe përplasjet mes banorëve kanë nisur të marrin vëmendjen e publikut, duke lënë të hapur pikëpyetjen se si do të zhvillohen raportet e tyre në vazhdim. /Telegrafi/