Vendimi është marrë pas një votimi me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica janë deklaruar në favor të bojkotimit të procesit mësimor.
Sipas njoftimit të Këshillit të Prindërve dhe KDSH-së, ndër arsyet kryesore të këtij vendimi janë gjendja e rënduar e higjienës në shkollë, si pasojë e grevës së punëtorëve teknikë, e cila po vazhdon tash e shtatë javë, si dhe mosfunksionimi i sistemit të ngrohjes.
Në njoftim bëhet e ditur se sistemi i ngrohjes ka dalë jashtë funksionit një ditë më parë dhe se, pavarësisht kërkesës së drejtoreshës për ndërhyrje, deri në momentin e publikimit të njoftimit nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për riparimin e tij. Si pasojë, mësimi është zhvilluar pa ngrohje.
Prindërit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse zgjidhje urgjente dhe sigurimin e kushteve elementare për nxënësit. Përmes bojkotimit të mësimit, ata synojnë të tërheqin vëmendjen e institucioneve ndaj problemeve të pazgjidhura në këtë shkollë.
Burimi: RTKLive
