Një përleshje e pazakontë mes zhytësve është regjistruar në një shkëmb koralor në Maldive, rreth 15 metra nën sipërfaqen e detit.
Instruktori kinez i zhytjes, Xiao Du, pretendon se ishte sulmuar nga tre persona, pasi njëri prej tyre e kishte shtyrë gjatë zhytjes në një zonë të mbipopulluar.
Sipas tij, situata u përshkallëzua në një përleshje nënujore, gjatë së cilës njëri nga zhytësit tentoi t’ia hiqte maskën, ndërsa një tjetër e kapi për krahu.
Du pretendon gjithashtu se njëri prej tyre u përpoq t’ia hiqte aparatin e frymëmarrjes, duke rrezikuar jetën e tij.
Pas daljes në sipërfaqe, instruktori u përball me personat e përfshirë, duke i akuzuar se kishin tentuar ta mbytnin.
Kompania e zhytjes Maldives Legend Fleet konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se kishte pezulluar njërin prej instruktorëve të saj.
Ngjarja, e cila ndodhi më 28 tetor në zonën Kuda Rah Thila, është dorëzuar për hetim tek autoritetet përkatëse.
Kompania tha se i merr shumë seriozisht akuzat dhe se rrethanat e plota të përleshjes duhet të shqyrtohen në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/