
Ceremonia e bujshme e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot.
Ata ishte paraparë të diplomonin më 30 tetor, por që ceremonia nuk u mbajt për shkak të mungesë së uniformave, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, nga ora 16:00, siç ka raportuar gazetari i Klan Kosova, Enis Reçica, kjo ceremoni pritet të mbahet pasi, siç ka mësuar Klan Kosova, tashmë janë siguruar uniformat për ta.
Ky ekip i ri i Policisë përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të rinj.
Çështja u bë e madhe për shkak të mungesës së uniformave dhe me gjasë edhe të armëve, që ky staf i ri policor nuk ka pasur mundësi t’i marrë.
Sipas gazetarit Reçica, ky telash ka ardhur si pasojë e problemeve në prokurim.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të prokurimit të Policisë së Kosovës, pasi ai dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij. /Klankosova.tv