Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Written by

in

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot në orën 14:00, Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve e grave në familje pritet të miratojë buxhetin e tij punues.

Kjo mbledhje vjen pas ngjarjes tragjike në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj u vra vetëm pak minuta pasi kishte bërë denoncimin e saj të fundit për dhunë në familje pranë Policisë së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet.

Burimi: Insajderi