180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj

Written by

in

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente.

Veprimet ndëshkuese nuk kanë munguar: vetëm përgjatë muajit tetor, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 180 gjoba për shoferët që kanë përdorur telefonin derisa kanë qenë duke vozitur.

Komunikata:

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin tetor- 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit tetor 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 180 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Burimi: Insajderi