Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

Written by

in

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Drenas.

Policia në raportin 24 orësh njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Drenas 05.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport. /Telegrafi/