“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

Written by

in

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

Një ekspozitë e veçantë kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

E titulluar “Kosova e Kadaresë”, ekspozita organizohet në kuadër të shënimit të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, duke sjellë një koleksion të veçantë materialesh për jetën, krijimtarinë dhe rrugëtimin e tij letrar. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin letra të rralla të Kadaresë drejtuar liderëve botërorë, dorëshkrime, botime dhe objekte nga fondi personal i shkrimtarit, si dhe materiale të ruajtura në fondet e muzeut, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Ekspozita organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.

Hapja e ekspozitës do të bëhet, në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. /KlanKosova.tv