Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Written by

in

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn, adjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonci ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të gjeneralit Osborn në mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Ajovës.

“ Në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e tij të shquar, përkushtimin dhe kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e nderova me Medaljen ‘Shërbim i Shquar’ të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka pasur rol të rëndësishëm në transformimin, profesionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Sipas ministrit, ky bashkëpunim dëshmon marrëdhëniet e fuqishme strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten aleati kryesor i vendit në zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali