Matis Gashi, talenti i ri i KF Rilindja që po shkëlqen në akademinë e Villarreal CF në Spanjë

Matis Gashi, talenti i ri i KF Rilindja që po shkëlqen në akademinë e Villarreal CF në Spanjë

Written by

in

Një tjetër talent i madh i futbollit kosovar po dëshmon potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Matis Gashin, i lindur më 31.07.2017, futbollist i ri i KF Rilindja, i cili është përzgjedhur nga Villarreal CF për të qenë pjesë e një jave të veçantë të aktiviteteve dhe stërvitjeve me grupmoshat e reja në Spanjë.

Matisi është përzgjedhur si njëri ndër talentët më të dalluar të gjeneratës së tij, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme, përkushtim dhe talent të madh në futboll.

Gjatë këtyre ditëve në akademinë e Villarreal CF, ai ka arritur të tregojë sukses të veçantë me grupmoshën e tij, duke lënë përshtypje shumë pozitive me paraqitjet dhe aftësitë e tij.

Përveç përvojës së çmuar në stërvitjet e akademisë së njohur spanjolle, Matis Gashi pati edhe rastin të ndjekë nga afër ndeshjen e UEFA Champions League mes Villarreal CF dhe Paris Saint-Germain, ku me krenari përfaqësoi klubin e tij, KF Rilindja, përmes fanellës së klubit.

Kjo përvojë për Matisin përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik, duke i dhënë mundësinë të mësojë dhe të zhvillohet në një ambient të nivelit të lartë, përkrah futbollistëve dhe trajnerëve profesionistë.

Matis Gashi është një talent i madh, me të ardhme premtuese, i cili po korr suksese që në hapat e parë të karrierës së tij futbollistike.

Burimi: Dukagjini