
Një baner ironizues me fytyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është vendosur në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Në fotografi, shfaqet Sveçla me një kapelë të kuqe, ndërsa krahas fotografisë është vendosur mbishkrimi ironizues: “Kush i hëngri kapelet?”, raporton Klankosova.tv
Nuk dihet se kush e ka vendosur këtë foto aty, por që ky veprim vjen pas raportimeve lidhur me mungesën e kapelave për kadetët e Policisë së Kosovës, të cilët do të diplomojnë sot. /Klankosova.tv