“Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

“Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

Written by

in

“Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

Shfaqja teatrale “Ata s’janë më” do të prezantohet më 7 nëntor 2026, në orën 20:00, në Stacionin Kulturor në Prishtinë, duke sjellë një rrëfim prekës mbi humbjen, kujtesën dhe pasojat njerëzore të luftërave në ish-Jugosllavi.

Në qendër të shfaqjes është historia e Sadikës, e cila përpiqet të ruajë gjurmët e jetëve që luftërat ia morën. Përmes kujtimeve dhe sendeve të përditshme, ajo rikthen praninë e njerëzve që nuk janë më, familjeve të ndara dhe të ardhmeve që nuk patën mundësi të jetoheshin.

E vendosur në sfondin e gjenocidit të Srebrenicës, vepra trajton përpjekjen për të jetuar me dhimbjen e humbjes, por edhe frikën se kujtimet për ata që mungojnë mund të zbehen me kalimin e kohës. Një element i veçantë i kësaj shfaqjeje është përvoja zanore zhytëse. Secili spektator e ndjek shfaqjen përmes një kufjeje personale, duke u bërë pjesë e botës së Sadikës dhe rrëfimit të saj intim.

Teksti është shkruar nga Doruntina Basha, ndërsa regjinë e ka realizuar Andrej Nosov. /KlanKosova.tv