Plator Gërdovci zgjidhet shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë

Plator Gërdovci zgjidhet shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë

Written by

in

Plator Gërdovci është zgjedhur shef i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gërdovci përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, si dhe kolegët asamblistë për besimin e dhënë.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar Gërdovci.

Ai ka thënë se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim dhe vendosmëri, duke u angazhuar për zhvillimin dhe funksionalizimin e kryeqytetit.

“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim dhe vendosmëri, duke u angazhuar së bashku për një kryeqytet më të zhvilluar, më funksional dhe me më perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka deklaruar Gërdovci. /Telegrafi/