Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, më 6 nëntor 2026, ndërsa Policia është njoftuar përmes një informate.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur personin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij edhe motoçikletën e dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili pas ekzaminimit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës me inicialet A.H.
Për rastin janë njoftuar hetuesit policorë dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.
Burimi: RTKLive
