Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me diell dhe vranësira kalimtare që do të shfaqen herë pas here, sidomos mbi zonat malore.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të forcohet deri në 10 metra në sekondë. Valëzimi në det pritet i ulët, i forcës 1–2 ballë.
Temperaturat do të lëvizin në vlera të atilla ku në Tiranë dhe ultësirën perëndimore maksimalja pritet rreth 17–19 gradë Celsius, ndërsa minimalja e mëngjesit rreth 8–10 gradë. Në bregdet temperaturat do të jenë pak më të ngrohta, ndërsa në zonat malore disa gradë më të ftohta.
Ndërkaq, nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të territorit.
Burimi: RTKLive
