
Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, mëngjesin e djeshëm është raportuar për një aksident trafiku që ka rezultuar me fatalitet.
Sipas Policisë së Kosovës, një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa rasti është nën hetime. /Klankosova.tv