
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale.
Protestuesit kanë marshuar me pankarta të ndryshme, përmes të cilave kanë shprehur revoltën ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe kanë kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për to.
Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin mesazhet:
“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”.
“Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore”.
“Shkarkim, burgim, dorëheqje”.