Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit

Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit

Written by

in

Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit

Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shkaktoi zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme, duke e bërë ndërtesën të pabanueshme.

Top Channel ka arritur të sigurojë edhe një nga momentet kur banori i një prej apartamenteve tenton t’i shpëtojë flakëve që e kanë rrethuar.

Në intervistë ai tregoi se si kishte shpëtuar nga flakët, duke e pohuar vetë se ishte hedhur nga ballkoni, teksa po ashtu kishte mbetur i lënduar.

“Kam gjysmë ore që kam dalë (tregon shenjat e lëndimeve). Më ra në kokë dera e ballkonit, djali po vinte nga shkolla. Djali bërtiste. Imagjino të dëgjosh fëmijën të thotë ‘Ndihmë!’ dhe të mos dilja dot. U hodha nga ballkoni më pas. Dëmi është deri në 80 milionë lekë. Para një muaji i hodha prapë lekë”, tha banori i ndërtesës së prekur ditën e ngjarjes.

Burimi: Insajderi