Çitaku pas takimit të grupit për Hagën: Jemi dakorduar për konfidencialitet, duhet të flasë puna

Çitaku pas takimit të grupit për Hagën: Jemi dakorduar për konfidencialitet, duhet të flasë puna

Written by

in

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se anëtarët e grupit punues për hartimin e strategjisë së apelit në Hagë janë pajtuar që puna dhe diskutimet e këtij grupi të mbahen konfidenciale.

Pas përfundimit të takimit të dytë të grupit punues, të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Çitaku ka thënë se është arritur pajtueshmëri që detajet e diskutimeve dhe marrëveshjeve të mos bëhen publike.

“Ne jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, jo për publik”, ka deklaruar Çitaku.

Në takimin e grupit punues, i cili udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Grupi punues është themeluar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë

Burimi: Dukagjini