Vëllai i Erona Coklit proteston për Arlinda Zekajn: Asnjë fëmijë s’duhet të rritet pa nënën e tij

Vëllai i Erona Coklit proteston për Arlinda Zekajn: Asnjë fëmijë s’duhet të rritet pa nënën e tij

Written by

in

Vëllai i Erona Coklit proteston për Arlinda Zekajn: Asnjë fëmijë s’duhet të rritet pa nënën e tij

Vëllai i Erona Coklit, Driloni, ka marrë pjesë në protestën kundër vrasjes së grave, ku ka ndarë dhimbjen e familjes për humbjen e motrës së tij.

Erona Cokli ishte vrarë më 12 prill të 2024-ës, nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj pas një mosmarrveshje që kishin për kujdestariën e djalit.

Ai ka thënë se më 12 prill 2024 humbi motrën, ndërsa ka theksuar se familja nuk është e kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg.

“Çdo vrasje lë pas një familje të shkatërruar, lot dhe dhimbje që nuk shërohen kurrë. Unë nuk po flas vetëm si qytetar, por si vëlla që e ka përjetuar humbjen më të rëndë. Më 12 prill 2024, humba motrën time, Eronën, dhe që nga ajo ditë jeta ime nuk është më e njëjtë”, tha ai.

Duke folur për dhimbjen që ka lënë pas vrasja, ai ka përmendur edhe nipin e tij, i cili po rritet pa nënën.

“Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur e shoh nipin tim duke e përmendur nënën e tij, duke e kujtuar dhe duke e ndier mungesën e saj.Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij nuk do të kthehet më?Si mund t’ia mbushësh boshllëkun që askush nuk mund ta zëvendësojë?Ai do të rritet me mallin për nënën e tij, ndërsa ne do të jetojmë me dhimbjen e humbjes së Eronës.Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar drejtësi për Eronën dhe të gjitha gratë e vrara, duke përmendur edhe rastin e Arlindës Zekaj.

“Ju lutem, mos i shihni vrasjet vetëm si lajme që harrohen pas disa ditësh. Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën.Drejtësi për Eronën dhe për të gjitha viktimat. Sa jetë të tjera duhet të humben dhe sa familje duhet të vuajnë, që ta kuptojmë vlerën e jetës njerëzore?Dhe në fund, dua ta përmend edhe Arlindën. Dhimbja e një familjeje që humb një njeri të dashur nuk përfundon me ditën e varrimit. Ajo vazhdon çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lot dhe në çdo mungesë. Nuk dua që emrat e Eronës, Arlindës apo të ndonjë gruaje tjetër të mbeten vetëm pjesë e lajmeve dhe statistikave. Dua që ato të kujtohen, të mos harrohen dhe që drejtësia për to të mos mbetet vetëm një kërkesë, por të bëhet realitet”, tha ai.

Erona Cokli u vra më 12 prill të 2024-ës, nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj pas një mosmarrveshje që kishin për kujdestariën e djalit.

Me këtë rast, aty kishte plagosur edhe vëllanë e të ndjerës e kishte kanosur me vrasje zyrtaren e QPS-së./EO/

Burimi: Insajderi