PD, protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

PD, protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

Written by

in

Thirrja është bërë nga kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar revoltën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike.

Një pjesë e protestuesve u mblodhën fillimisht tek selia blu, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë së bashku me drejtues të lartë të PD-së. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Berisha, nuk është bashkuar gjatë tubimit para Kryeministrisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, policia ka hartuar një plan masash, ndërsa sipas medieve në terren janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.

Nga ana tjetër edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Burimi: RTKLive