Ylli slloven ishte protagonist absolut i takimit me 53 pikë të realizuara, duke dhuruar spektakël në parket. Një nga momentet më të veçanta ishte koshi i shënuar nga mesi i parketit, që dëshmoi edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, Cleveland Cavaliers i kanë dhënë fund serisë së fitoreve të Philadelphia 76ers, duke triumfuar me rezultat 119-95. Kjo ishte humbja e dytë e sezonit për Filadelfian, e cila po kalon një periudhë shumë të mirë në Konferencën e Lindjes.
Në një tjetër përballje interesante, San Antonio Spurs vazhdoi formën fantastike, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Spurs mposhtën Sacramento Kings me rezultat 124-109, me Victor Wembanyaman që ishte sërish një nga protagonistët kryesorë.
Fitore bindëse regjistroi edhe Oklahoma City Thunder, që në udhëtim e mposhti Memphis Grizzlies me rezultat 128-97.
Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics triumfuan ndaj Charlotte Hornets me 119-80, ndërsa Toronto Raptors fituan në udhëtim te Milwaukee Bucks me rezultat 121-107.
Rezultatet e ndeshjeve në NBA:
Atlanta Hawks – Washington Wizards 139-132
Charlotte Hornets – Boston Celtics 80-119
Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 119-95
Dallas Mavericks – Utah Jazz 112-100
Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder 97-128
Milwaukee Bucks – Toronto Raptors 107-121
New Orleans Pelicans – Minnesota Timberwolves 109-115
Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 124-118
Sacramento Kings – San Antonio Spurs 109-124
Burimi: RTKLive
