Rrahën një person në Prishtinë, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Rrahën një person në Prishtinë, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Written by

in

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në rrugën “Afrim Zhitia”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Afrim Zhitia, Prishtinë 08.10.2026-23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/