Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

Written by

in

Ka sërish tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas hedhjes së gurëve dhe molotovit para Kryeministrisë dhe në drejtim të policisë, u mendua se protestuesit po largoheshin, pasi morën drejtim drejt sheshit “Skënderbej”.

Por, pas tërheqjes disa metra, protestuesit nisën sulmin me fishekzjarrë, ndërkohë që menjëherë ka reaguar policia, e cila përdori ujë për shpërndarjen e protestuesve./Vizion+