Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në Francë, Kurti do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

Po ashtu, gjatë vizitës së tij janë paraparë takime edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.