Mbrojtësi 25-vjeçar nuk ka arritur të bindë drejtuesit e Liverpoolit që prej transferimit nga Bayer Leverkusen verën e kaluar, për shumën prej 29.5 milionë funteve.
Holandezi ishte transferuar me reputacionin e një lojtari shumë ofensiv dhe shpërthyes në krahun e djathtë, por përshtatja me futbollin anglez dhe kërkesat e Premierligës nuk kanë qenë të lehta për të.
Frimpong kishte shkëlqyer te Bayer Leverkuseni, sidomos në rolin e mbrojtësit të krahut, por në Liverpool ka shfaqur vështirësi në aspektin defensiv. Si pasojë, ai ka humbur vendin në formacionin titullar dhe po e ka të vështirë të sigurojë minuta në fushë.
Sipas raportimeve të Winwin, Frimpong është i hapur për një aventurë të re në Arabinë Saudite, ndërsa klubi Al Hilal tashmë ka marrë një ofertë për transferimin e tij.
Nëse realizohet ky transferim, holandezi do t’i bashkohej disa emrave të njohur të futbollit evropian te skuadra saudite, përfshirë Crysencio Summerville, Ollie Watkins dhe Gabriel Martinelli.
Ndërkohë, Frimpong është i gatshëm për ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palace, por pritet që sërish të mbetet në bankën rezervë, duke qenë se konkurrenca për pozitën e tij është e fortë.
Një largim i mundshëm mund të konkretizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Burimi: RTKLive
