Gruaja denoncon burrin për dhunë psikologjike në Drenas, ai përfundon në ndalim – lëshohet edhe urdhër mbrojtjeje

Gruaja denoncon burrin për dhunë psikologjike në Drenas, ai përfundon në ndalim – lëshohet edhe urdhër mbrojtjeje

Written by

in

Gruaja denoncon burrin për dhunë psikologjike në Drenas, ai përfundon në ndalim – lëshohet edhe urdhër mbrojtjeje

Një grua në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici, pasi ka raportuar se prej tij kishte përjetuar dhunë të vazhdueshme psikologjike. Rasti ka përfunduar me ndalimin e burrit për 48 orë dhe lëshimin e një urdhri për mbrojtje të përkohshme emergjente, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 6 nëntor, rreth orës 21:00, në shtëpinë e çiftit.

Pas një mosmarrëveshjeje, 35-vjeçari I.C. ka fyer dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, B.C. 36 vjeçare, sipas deklarimit të kësaj të fundit në Polici.

Gruaja e ka raportuar rastin rreth orës 23:00, ndërsa Policia ka intervistuar edhe bashkëshortin e saj në prani të avokatit mbrojtës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga ky incident nuk janë raportuar persona të lënduar.

Pas konsultimit me Prokurorinë, është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa gruaja është vendosur te familjarët e saj.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar edhe urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali