Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Written by

in

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Floridës, duke vështirësuar qasjen e punonjësve te shimpanzetë në strehimoren “Save the Chimps”, në Fort Pierce.

Për shkak se automjetet nuk mund të kalonin nëpër zonat e përmbytura, stafi ka gjetur një mënyrë alternative për t’u siguruar ushqim dhe gjëra të nevojshme kafshëve: përdorimin e dronëve.

Punonjësit kanë dërguar fruta dhe batanije nga ajri, ndërsa një video që është bërë virale tregon shimpanzenë Kaleb duke ngrënë një banane të transportuar me dron.

Strehimorja ka njoftuar se të gjitha shimpanzetë janë të sigurta, megjithëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, përfshirë rrugët, kulmet, automjetet dhe pajisjet e ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali