Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Written by

in

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Sigal Prishtina ka shënuar një fitore dramatike në udhëtim ndaj Pejës, duke triumfuar me rezultat 80:79 në palestrën “Karagaçi”.

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur prishtinasit realizuan një treshe vendimtare, duke siguruar fitoren në një përballje tejet të luftuar.

Megjithatë, takimi u shoqërua edhe me tensione. Në çerekun e katërt, një mjet plasës u hodh në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës, çka bëri që gjyqtarët ta ndërprisnin ndeshjen dhe t’i dërgonin lojtarët në zhveshtore.

Po ashtu, pati tensione mes disa shikuesve pejanë dhe basketbollistit të Prishtinës, Malcolm Arstead.

Pas ndërprerjes, ndeshja vazhdoi dhe në fund fitores iu gëzuan mysafirët nga kryeqyteti, të cilët triumfuan me vetëm një pikë diferencë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali