Skuadra madrilene regjistroi fitoren e tetë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të pestën njëra pas tjetrës në kampionatin spanjoll.
Pas një fillimi me dominim në posedim të topit, mysafirët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 30-të. Federico Valverde përfitoi nga topi i kthyer pas një goditjeje të Kylian Mbappes dhe me një goditje të saktë shënoi për 0-1.
Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Real Madridi e dyfishoi epërsinë. Jude Bellingham asistoi në aksion, ndërsa Arda Güler realizoi me volej për rezultatin 0-2.
Në pjesën e dytë, madrilenët vazhduan të krijonin raste, por portieri Stole Dimitrievski me disa pritje të mira shmangu golat e tjerë për një kohë.
Megjithatë, në minutat e fundit, Kylian Mbappe vulosi fitoren e Real Madridit. Pas një topi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, Arda Güler asistoi bukur për francezin, i cili shënoi golin e tretë të skuadrës dhe të 13-in personal në këtë edicion të La Ligës.
Problemet për Valencial u shtuan edhe më shumë në fund të ndeshjes, kur Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Mbappes.
Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës, ndërsa Valencia humbet mundësinë për të regjistruar dy fitore radhazi për herë të parë këtë sezon.
Madrilenët vazhdojnë kështu ecurinë mbresëlënëse, duke konfirmuar formën e lartë në këtë fazë të sezonit.
Burimi: RTKLive
