Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

Written by

in

Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor, kësaj radhe në Lagjen e Re në Suharekë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi gjatë kohës kur familja nuk ndodhej aty.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pronari i shtëpisë, A. K, ka raportuar se vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga rreth 08:00 deri në 22:45.

Sipas deklarimit të tij, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, e më pas kanë hyrë në dhomën e gjumit.

Nga aty dyshohet se kanë marrë një pistoletë të kalibrit 9 mm, si dhe pesë fishekë të së njëjtës armë, të cilët nuk kanë qenë të vendosur në pistoletë.

Përveç armës dhe municionit, sipas ankuesit, hajnat kanë marrë edhe bizhuteri të ndryshme për femra.

Pronari posedon leje të rregullt për armën.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur në Kosovë – hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë dhe marrin pistoletën, fishekët e bizhuteri appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali