Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

Written by

in

Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 8 tetor në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt, ku një nënë dhe vajza e saj kanë denoncuar dhunë dhe keqtrajtim të vazhdueshëm nga një familjar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se L.B. ka deklaruar në Polici se prej vitesh është përballur me presion, keqtrajtim dhe në raste të caktuara edhe dhunë fizike nga djali i saj, M.B.

Sipas deklarimit të saj, ajo jeton bashkë me vajzën S.B., e cila ka nevoja të veçanta dhe është e varur nga ndihma e së ëmës.

E dëmtuara ka pretenduar gjithashtu se djali dhe nusja e tij kanë shfrytëzuar pensionin që u takon asaj dhe vajzës, ndërsa sipas saj, paratë nuk janë përdorur për nevojat e tyre, përfshirë barnat dhe shpenzimet e domosdoshme.

Incidenti i fundit dyshohet se ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 11:30, pas një konflikti verbal.

Sipas deklarimit të L.B., M.B. fillimisht dyshohet se e ka goditur motrën e tij me grusht në pjesën e barkut, ndërsa më pas edhe nënën e tij në pjesën e gjoksit.

Pas incidentit, të dyja gratë janë larguar nga shtëpia.

E dëmtuara ka deklaruar se ndihej e frikësuar dhe e rrezikuar dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi, duke kërkuar strehim për vete dhe vajzën e saj.

Të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor dhe, pas intervistimit, janë dërguar në strehimore.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedura për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali