Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B. është ndaluar nga zyrtarët policorë rreth orës 01:00. Gjatë verifikimit të të dhënave, policia ka konstatuar se ai kërkohej nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, në lidhje me raste të vjedhjes.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku hetuesit kanë kontaktuar prokurorin e shtetit.
Me vendim të prokurorit, 26-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti do të vazhdojë me procedura të mëtejshme hetimore.
Burimi: RTKLive
