
Futbolli italian vazhdon sot me disa ndeshje të xhiros së 11-të, në kuadër të Serie A, ku vëmendja do të jetë te skuadrat që synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre sezonale.
Programi nis në ora 12:30 me duelin Napoli – Lazio, që transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të Artmotion.
Në ora 15:00 zhvillohen dy përballje: Genoa – AC Milan, në kanalin Sport 1, dhe Monza – Atalanta, në kanalin Sport 2, transmeton Klankosova.tv.
Në vazhdim, nga ora 18:00, Interi përballet me Comon, në kanalin Sport 1, ndërsa xhiroja e sotme mbyllet me superduelin Fiorentina – Juventus, nga ora 20:45, po ashtu në Sport 1 të Artmotion.
Të gjitha ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion.