Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se në terren nuk po realizohen punë konkrete dhe se, sipas tij, pushteti po mbështetet vetëm në propagandë.
“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë”, ka shkruar deputeti i Aleancës.
Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e marrjes së vendimeve, duke pretenduar se ato po merren në parti dhe jo në institucione.
“Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione”, ka deklaruar Ramadani.
Në fund të reagimit të tij, deputeti e ka cilësuar këtë mënyrë të qeverisjes si “parti-shtet”. /Telegrafi/