Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Written by

in

Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shprehur dëshirën që trofeu prestigjioz i Topit të Artë të ekspozohet në muzeun e Bayern Munichut, në mënyrë që të gjithë tifozët e klubit bavarez të kenë mundësi ta shohin nga afër.

Kane beson se muzeu i klubit është vendi i duhur për këtë çmim, duke theksuar se trofeu nuk duhet të mbetet vetëm pjesë e koleksionit të tij personal, por të jetë i qasshëm edhe për përkrahësit e skuadrës.

“Besoj se aty është vendi ku i takon të jetë. Gjithashtu, në mënyrë që tifozët të mund ta shohin”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

Përmes kësaj dëshire, Kane shpreh vlerësimin për klubin bavarez dhe dëshirën që një trofe i tillë të bëhet pjesë e historisë dhe krenarisë së Bayern Munichut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali