
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Kroaci, ku një autobus me targa serbe është përmbysur në autostradën A3.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, në kilometrin e 61-të të autostradës, pas kryqëzimit të Ivaniq Gradit, në drejtim të Zagrebit.
Sipas mediave kroate, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë në momentin e aksidentit.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në disa spitale të Zagrebit, ndërsa Spitali Klinik i Dubravës ka konfirmuar pranimin e dy pacientëve.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar shtatë automjete zjarrfikëse me 15 zjarrfikës, si dhe një helikopter.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Autoritetet kroate nuk kanë bërë të ditur identitetet e viktimave dhe as shtetësinë e pasagjerëve, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali