Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i

Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i

Written by

in

Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Arrestimi është realizuar më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05, në pikën e kalimit kufitar Kullë, “ku zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. V., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin, të sanksionuara sipas legjislacionit penal kroat”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, “ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat e mëtejshme ligjore në koordinim me institucionet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Insajderi