Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Written by

in

Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Edon Zhegrova mund të marrë sonte një mundësi të shumëpritur te Juventusi, pasi për herë të parë këtë sezon pritet të jetë në formacionin titullar në Serie A.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës mund të startojë në ndeshjen ndaj Fiorentinas, e cila zhvillohet këtë të diel, pas paraqitjeve të mira që ka treguar sa herë është aktivizuar nga stoli.

Sipas mediumit italian “Sky Sport”, trajneri Luciano Spalletti po shqyrton mundësinë që Zhegrovën ta vendosë në formacionin e parë, duke ia zënë vendin sulmuesit Nick Woltmade, i cili nuk po kalon në formën më të mirë.

“Woltmade nuk është në formën më të mirë. Edon Zhegrova mund të hyjë në formacionin e Spallettit, duke qenë startues në Serie A për herë të parë”, raporton mediumi italian.

Zhegrova mbetet lojtari me më së shumti raste të krijuara për Juventusin në Serie A, duke dëshmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Pas kësaj ndeshjeje, futbollisti kosovar pritet të udhëtojë drejt Kosovës, pasi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali