
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Mic Vorfaj, 28 vjeçar, i cili u ndalua të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 18:30, gjatë procedurave të kontrollit kufitar.
28-vjeçari ishte i regjistruar në listën e personave në kërkim, në bazë të një kërkese të përcjellë përmes ILECU-së, lidhur me një urdhërarrest ndërkombëtar të autoriteteve të Kroacisë, të shpërndarë përmes INTERPOL-it.
Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, Policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.
Për arrestimin janë njoftuar edhe njësitë kompetente, të cilat do të vazhdojnë me procedurat përkatëse lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar.
Burimi: Insajderi