Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Letër urimi për Kurtin nga kryeministri britanik, vlerësohet partneriteti Kosovë-Britani

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Në letrën e tij, Burnham ka theksuar partneritetin e kahershëm dhe të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ritheksuar mbështetjen britanike për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik.

Ai ka kujtuar se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

“Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik”, thuhet në letrën e kryeministrit britanik.

Burnham ka theksuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm në rajon.

Në fund të letrës, ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kurtin në trajtimin e sfidave evropiane dhe zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, ka shkruar Burnham.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. /Telegrafi/