
Fenerbahçe ka arritur një fitore mjaft bindëse përballë Corum-it me rezultat të thellë 0:5, në një ndeshje ku gjithçka u dominua nga skuadra mysafire nga Stambolli.
Edhe pse në fushën e lojës u paraqit sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili hyri në vend të Romelu Lukaku, ai nuk arriti të jetë protagonist apo të lë shenjë në këtë fitore spektakolare të ekipit të tij. Muriqi u përpoq të krijonte hapësira dhe të rrezikonte portën kundërshtare, mirëpo kësaj radhe mbeti pa e gjetur rrugën e rrjetës.
Fenerbahçe u tregua e pamëshirshme që nga minutat e para, duke kontrolluar plotësisht ritmin e lojës dhe duke realizuar pesë gola pa pësuar asnjë, çka i dha atyre tri pikë të lehta dhe me plot meritë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali