
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të tipit BMW në Ferizaj, pasi dyshohej se ishte përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 21:40, kur njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore.
Gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40-vjeçar, policia ka gjetur një armë zjarri për të cilën ai kishte leje për posedim.
Megjithatë, pas shoqërimit të tij në stacion policor, njësiti i hetimeve ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.
Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi