Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Written by

in

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se për shkak të grevës nesër do të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, njëri nga trenët që niset nga Prishtina në orën 7:50, do e ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë dhe si rrjedhojë në orën 08:00 ndalohet ofrimi i shërbimeve infrastrukturore edhe për trenat e tjerë.

“Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave: – Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre.  – Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim.