E lehtë, e shijshme dhe pa pjekje – si të përgatisni krempiten

E lehtë, e shijshme dhe pa pjekje - si të përgatisni krempiten

Written by

in

Nëse i pëlqeni krempitet, por dëshironi një version më të thjeshtë, pa përgatitjen e petëve, kjo recetë është një alternativë ideale.

Kjo ëmbëlsirë përgatitet me një bazë biskotash, krem të zier, një shtresë shllagu dhe çokollatë të grirë sipër.

Për përgatitjen e saj nevojiten 100 gramë biskota, 100 mililitra qumësht, 500 mililitra qumësht për kremin, pesë vezë, pesë lugë sheqer, dy sheqer vanilje, 50 gramë miell, 200 gramë shllag, 200 mililitra ujë mineral të gazuar dhe 50 gramë çokollatë.

Foto ilustruese

Fillimisht, biskotat zhyten shkurtimisht në qumësht dhe renditen në fund të një tepsie.

Ndërkohë, të verdhat e vezëve përzihen me sheqerin dhe miellin, pastaj bashkohen me qumështin dhe zihen në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa masa të trashet.

Të bardhat e vezëve rrihen derisa të krijohet një masë e fortë, së cilës i shtohet sheqeri i vaniljes.

Më pas, përzihen me kujdes me kremin e ngrohtë, duke ruajtur strukturën e lehtë dhe të ajrosur.

– YouTube www.youtube.com

Kremi shpërndahet mbi bazën e biskotave, ndërsa sipër vendoset shllagu i përgatitur me ujë mineral të gazuar. Në fund, ëmbëlsira mbulohet me çokollatë të grirë.

Para se të shërbehet, duhet të qëndrojë në frigorifer për të paktën dy orë, në mënyrë që shtresat të mpiksen mirë.

Pas ftohjes, pritet në katrorë dhe është gati për t’u shijuar. /Telegrafi/